AKTUALITET

Rama në ceremoninë e maturës me gjimnazistët e ‘Sami Frashëri’: Mos u dorëzoni nga ëndrrat me sy hapur

19:51 - 27.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I pranishëm në ceremoninë e maturës së shkollës ‘Sami Frashëri’ në kryeqytet, kryeministri Edi Rama u dha një mesazh të rinjve, ku ju kërkoi që mos të dorëzohen nga ëndrrat e tyre. ‘Ëndrrave me sy hapur’, nënvizoi kreu i qeverisë, i cili tha se të rinjtë duhet t’i besojnë dhe t’i shkojnë deri në fund, pasi kjo botë është e atyre që nuk dorëzohen. Ironi kryeministri Rama bëri edhe me arsimin e tij, ku tha se është i vetmi në sallë që nuk ka as doktoraturë dhe as master, por vetëm një diplomë bojaxhiu.




‘Dua të uroj nga gjithë zemra prindërit tuaj që u kanë ndejtur pranë çdo ditë, që duan për ju më të mirën e kësaj bote. Vajzave nuk ua kam merakun çunave uroj që mos t’i harrojnë kurrë sakrificën e mbështetjen e nënave dhe baballarëve.Nga këtu nuk ka vend më të mirë për t’i uruar me gjithë zemër e maturantët. Falenderoj të gjitha mësueset tuaja. Ka ndonjë mësues këtu? I paskeni nja dy hudhra në fund! Edhe mësuesit dhe mësuesit me shumë mirënjohje për të gjitha vështirësitë që kanë hasur. Më vjen keq që ju po ikni ndërkohë që shkolla e re do të hapet në shtator, por janë disa shkolla, pak shkolla ndër të cilat është edhe Sami Frashëri që nuk janë thjeshtë shkolla por janë vllazëri që vazhdon në vite dhe në dekada. Kështu që unë nuk e kam pas fatin të jem tek këto, unë i përkas kategorisë së dytë kam qenë tek Liceu Artistik. Besoj se unë në këtë sallë unë jam i vetmi që nuk kam as doktoraturë as master, po kam një diplomë bojaxhiu, por ajo që është më ë rëndësishme është që ju kurrë të mos dorëzoheni ndaj çdo ëndërr që shikoni me sy hapur. Nga ëndrrat me sy mbyllur bëni kujdes, por nga ëndrrat më sy hapur besojini dhe shkojini deri në fund. Kjo botë është e atyre që nuk dorëzohen.’- tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.