Kronikë

Sarandë/ Humb turisti polak në det, hyri në ujë dhe nuk doli më! Detajet e para nga ngjarja

21:46 - 27.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një turist i moshuar polak është zhdukur këtë të hënë në Sarandë, sipas kallëzimit të shtetases polake me iniciale D. R., 29 vjeçe.




Burimet zyrtar bëjnë me dije se turisti në fjalë Z. K., 74 vjeç, është futur në det, në Ksamil, Sarandë dhe nuk ka dalë akoma.

Ndërkohë, policia është angazhuar për gjetjen e turistit.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Më datë 27.06.2021, rreth orës 20:00, në Komisariatin e Policisë Sarandë, është paraqitur shtetasja polake D. R., 29 vjeçe, e cila ka kallëzuar se sot, rreth orës 10:30, shtetasi polak Z. K., 74 vjeç, është futur në det, në Ksamil, Sarandë dhe nuk ka dalë akoma.

Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Z. K.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.