AKTUALITET

Braçe replikon me Ramën: Lopët s’i numëroj unë, i jam referuar INSTAT-it. U besoj haureve bosh dhe dëshmive të blegtorëve

18:04 - 28.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama se ndryshe nga sa pretendon Braçe Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon.




Ndërkaq, ish-zëvendëskryeministri tregon se për shifrat i është referuar INSTAT-it dhe se ai nuk numëron lopët. Braçe shkruan se ai u beson haureve bosh dhe dëshmive të blegtorëve.

“…midis një ministri që thotë “nuk ka qenë aq numri i lopëve se e shtoi Ai që ishte atëherë për të vjedhur lekët e vaksinave”, një tjetër ministri që argumenton edhe më thellë “lopët i kane ngrënë turistet; erdhën shumë, çfarë hanë ata”-në të njëjtat qeveri, unë i besoj haureve bosh, dëshmive të blegtorëve për numrin e lopëve që kishin e kanë, stallat e përgjysmuara apo edhe më pak; i besoj një fshati të tërë si LIFAJ që ka pasur mbi 2000 krerë lopë e tani ka disa qindra”, shkruan Braçe në një status në Facebook.

Postimi i plotë:

ME FALNI QE NUK DI TE GENJEJ!

UNE NUK NUMEROJ LOPET!

Jo se e perbuz si pune, fare; thjesht nuk kam mundesi ta bej kudo.

UNE KAM CITUAR DREJT E PA ASNJE GABIM INSTAT; nje institucion qe per statistika te tjera e ngreme ne qiell!

INSTAT ne publikimin e tij, thote kudo:

BURIMI: MINISTRIA E BUJQESISE E ZHVILLIMIT RURAL.

Pra po them:

LOPET I KA NUMERUAR MINISTRIA EDHE NE 2017, EDHE NE 2018-fundit te tij i jam referuar une, EDHE NE 2019, EDHE NE 2020, EDHE NE 2021!

Burimi i INSTAT eshte ky numerim!

Po ti numeroja une do ishin edhe me ndryshe, REALE!

E dini pse? Sepse midis nje ministri qe thote “nuk ka qene aq numri i lopeve se e shtoi AI qe ishte atehere per te vjedhur leket e vaksinave”, nje tjeter ministri qe argumenton edhe me thelle “lopet i kane ngrene turistet; erdhen shume, cfare hane ata”-ne te njejtat qeveri, une i besoj haureve bosh, deshmive te blegtoreve per numrin e lopeve qe kishin e kane, stallat e pergjysmuara apo edhe me pak; i besoj nje fshati te tere si LIFAJ qe ka patur mbi 2000 krere lope e tani ka disa qindra!

JANE SHUME ME TE BESUESHEM KETA SE PESE MINISTRA NGA 2016-ta E KETEJ QE AKUZOJNE NJERI TJETRIN SE KANE NUMERUAR GABIM LOPET!

Te dhenat e INSTAT jane ne linje e logjike; NUMRI I LOPEVE NE RENIE, SHOQEROHET ME SASINE E QUMESHTIT PRODHUAR ME PAK; dhe nese numri i lopeve eshte numeruar nisur nga korrupsioni, litrat e qumeshtit te prodhuar kane si burim fabrikat e perpunimit, faturat, sipas INSTAT. (Ketu une perseri kam rezerva, po hajde)

Numrat e INSTAT mbeshteten ne ekonomi; nese me pare, CMIMI I QUMESHTIT NE GRUMBULLIM ishte i ulet, ndryshimi i skemes se TVSH e beri te pagrumbullueshem ekonomikisht, pra te padobishme ekonomikisht mbajtjen e tufes, SOT edhe pse cmimi eshte lart, eshte me pak se SHPENZIMET E USHQIMIT per lopet!

Thene keto, une mund te pranoj cdo arritje, cdo gje te mire te bere e nuk le rast pa e bere publik; POR NUK GENJEJ DOT, KERKEND, PERFSHIRE EDHE KRYEMINISTRIN!

Per dy arsye;

E para, te genjesh eshte mungese respekti per tjetrin; e dyta, te genjesh nuk zgjidh problemin dhe kjo nuk shpeton kerkend, nuk i intereson kerkujt, as bujqve e blegtoreve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.