Kronikë

FOTOLAJM/ Tritol drejtoreshës së operatorit të kujdesit shëndetësor në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur poshtë gomës së “Range-it”

20:18 - 28.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje te reja kanë dalë në dritë më lidhje me ngjarjen që fatmirësisht nuk përfundoi në tragjedi pasditen e kësaj të marte në Shkodër.




Gazeta Shqiptare ka siguruar foton e lëndës plasëse të vendosur poshtë mjetit tip “Range Rover” të drejtoreshës së operatorit të kujdesit shëndetësor në Shkodër, Suida Kuka.

Siç duket edhe në pamjen e siguruar, pakoja me eksploziv është vendosur poshtë gomës së automjetit luksoz.

Më herët, në njoftimin e dytë të lidhur me ngjarjen, burimet zyrtare bënë me dije se në pakon e dyshimtë kishte vërtet lëndë plasëse, por është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga njësia antieksploziv e RENEA-s.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për një pako të dyshimtë që u konstatua në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, në afërsi të një mjeti “Range Rover”, në pronësi të shtetases S. K., banuese në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër, ju informojmë se:

Në vendin ku u konstatua pakoja e mbyllur erdhi njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila bëri shpërthim të kontrolluar të pakos, brenda së cilës rezultoi se kishte lëndë eksplozive.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.