Kronikë

“Kapin elektricistët, jo pronarët!”- Klodiana Lala: Konfliktet e nisura në parcelat e kanabisit degjenerojnë te vrasjet

23:52 - 28.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Renditja e Shqipërisë e shtata në raportin e fundit botëror për drogën nga zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet, për origjinën, nisjen dhe tranzitin e barit të kanabisit për periudhën 2016-2019 ka qenë temë e debatit të sotëm në “Open” në News24.




Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se është shqetësuese fakti se konfliktet e nisura në parcelat e kanabisit degjenerojnë te vrasjet dhe se policia arreston elektricistë dhe ata që gjejnë në vend, por jo autorët e kultivimit.

“Kemi një masivizim të shtëpive të barit dhe në Shqipëri. E kanë importuar këtë mënyrë të kultivimit të lëndëve narkotike. E kemi pasur në nivele minimale. Situata nuk është në përmasat e 2016 por është shqetësuese. kemi pasur sulme ndaj policisë. Kryesisht problematike zona e Shkodrës, për shkak të terrenit është e vështirë të monitorohet nga GDF. monitorimet janë periodike. Po përdorin bimët 60 ditore, që rriten shumë shpejt. Është më i dobët në cilësi, por i shpejtë për t’u rritur. Edhe nga kanabisi Shqipëria ka një problem shumë të madh. Konfliktet e nisura nga parcelat e kanabisit degjenerojnë te vrasjet, ky është problemi më i madh.
Në veri nga vrasje për kanabisin përfundon te gjakmarrja dhe ka efekte që nuk mbaron kurrë.
Kam vënë re që arrestojnë ca elektricistë, i dërgojnë brenda dhe ndërkohë policia nuk heton për të shkuar kush është pronari, kush e kultivon. Mjafton me arrestimin e atij që gjen në shtëpi dhe të elektricistëve”, deklaroi Lala.

 

Nga ana tjetër ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit Ismail Elezi tha se shqetësuese është problemi i shtëpive të barit dhe se shqiptarët kanë përfituar një përvojë ndaj dhe policia duhet të bëjë më shumë kujdes.
“Kjo renditje kuptohet që nuk është sot. ka filluar që në vitet 2014-2015, kulmi në 2016, vazhdoi në 2017 e me radhë. Në Shkodër mbi 200 mijë rrënjë kanabisi ka prerë policia. Ajo që shikoj shqetësuese sot është problemi i shtëpive të barit. Shqiptarët kanë përfituar një përvojë dhe policia duhet të bëjë shumë kujdes, me informacionet që duhet të marrë, me kontrollin e territorit, ka informacione, po të jesh i besueshëm vijnë. Unë mendoj që sot po shkohet drejt uljes së kultivimit të kanabisit është tendenca e këtyre drogave të tjera”, deklaroi Elezi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.