BOTA

Kontejneri me kimikate bie nga vinçi dhe shpërthen në anije, vdesin 12 persona, qindra të plagosur!

13:05 - 28.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rrjedhja e gazit toksik të klorit në portin e Akaba në Detin e Kuq në Jordani ka shkaktuar vdekjen e 12 personave. Më shumë se 260 personave të tjerë mësohet se janë lënduar. Autoritetet thanë se ngjarja u shkaktua pasi një kontejner me kimikate u rrëzua gjatë transportimit si pasojë e mosfunksionimi të vinçit.




Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet kontejneri që ngrihet në ajër nga vinçi dhe më pas bie papritur në anije duke shpërthyer. Një “re” e madhe me gaz të verdhë përhapet me shpejtësi, ndërsa njerëzit vrapojnë që të shpëtojnë. Raportohet se 123 persona të plagosur po trajtohen në spital, disa prej tyre në gjendje kritike për jetë.

Klori është një kimikat që përdoret në industri dhe në produktet për pastrimin e shtëpisë. Kur klori thithet, gëlltitet ose bie në kontakt me lëkurën, reagon duke prodhuar acide që dëmtojnë qelizat në trup. Thithja e niveleve të larta të klorit shkakton grumbullimin e lëngjeve në mushkëri, një gjendje kërcënuese për jetën e njohur si edema pulmonare.

Banorët e qytetit Aqaba, i cili është 16 km në veri të portit, u këshilluan të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dritaret dhe dyert pas rrjedhjes së gazit. Qytetarët në plazhin jugor të Aqabës, i cili është vetëm 7 km larg dhe një destinacion turistik, u evakuua gjithashtu si masë paraprake, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.

Pas disa orësh, Ministri i Shtetit për Çështjet e Medias, Faisal Shboul deklaroi se nuk kishte më asnjë rrezik për qytetin dhe banorët e tij. Departamenti i Mbrojtjes Civile dërgoi ekipe të specializuara në port për të trajtuar rrjedhjet dhe për të pastruar vendin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.