Kronikë

“Një situatë aq kaotike dhe absurde…”/ Vrasja e Xhuvanit dhe arrestimi i dy zyrtarëve të policisë, gazetari: Nga makina zbritën 8 persona

22:32 - 28.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e sotme në studion e “Open” në News24, gazetari Armand Bajrami ka risjellë në vëmendje gjithë dinamikën e asaj çfarë ndodhi pak minuta para se të qëllohej për vdekje Pjerin Xhuvani, katër ditë para zgjedhje në Elbasan.




Sipas Bajramit, referuar dosjes së Prokurorisë, pavarësisht se në vendin e ngjarjes ishin të pranishëm dy ish-zv. drejtorët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, nuk kanë mundur të parandalojnë ngjarjen, arsye për të cilën ata janë arrestuar.

Gazetari Armand Bajrami: Në ditën e ngjarjes, Arjan Hoxha, në funksionin e përgjegjësit për sigurinë e shtabit elektoral të PD në Elbasan, sinjalizon policinë se ai mjeti që është aty në foto, i drejtuar nga Mehmet Greca, kishin dyshime se në atë mjet po përdorje për shitblerje të votës, kishte materiale zgjedhore po ashtu dhe armë të ftohta. Pas këtij sinjalizimi, dy drejtuesit e Policisë së Elbasanit, NIkollaq Palla dhe Albert Nushi, kanë shkaktuar në këtë vend, ndërkohë nga persona të tjerë të grupit të njësisë për mbrojtjen e votës që drejtoheshin nga Hoxha, një prej tyre i kishte hequr dhe çelësat automjetit duke bërë të pamundur lëvizjen e mëtejshme… pasi vijnë dy drejtuesit të shoqëruar dhe nga një furgon policie marrin kontakt me Hoxhën, në një moment pretendohet se është kërkuar shoqërimi i Grecës, dhe pak sekonda më vonë kanë ardhur dhe tre mjetet të tjera.

Nga këto tre automjete kanë zbritur vrullshëm rreth 8 persona që kanë ardhur në mbështetje të Mehmet Grecës. Ka lindur dhe një konflikt sepse një nga personat, simpatizant i PD, po filmonte momentin e ardhjes së këtyre personave, më pas Arbër Paplekaj ka nxjerrë armën më pas dhe ka pasur të shtëna armës.

 

 

Megjithëse dy zyrtarë të lartë ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes gjithçka ndodhi para syve të tyre, asnjëri prej tyre s’ka bërë asnjë veprim, që duhej të bënte një punonjës policie, pra nuk kanë ruajtur rendin, sigurinë e qytetarëve por as kolegëve të tyre, dhe Prokuroria saktëson faktin që punonjësit nuk kanë shoqëruar Mehmet Grecën pas denoncimit të Arjan Hoxhën.

Prokuroria merret më tepër me faktin si duhej të kishin vepruar punonjësit e policisë që të parandalonin këtë ngjarje. Ka qenë një situatë aq kaotike dhe absurde, rezulton që në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja, që janë qitur nga tre armë të ndryshme, përveç arës së Arbër Paplekaj. Ngjarja patjetër ishte e rëndë me një të vrarë dhe katër të plagosur, por mund të ishte dhe më e rëndë se aq.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.