Kronikë

Policia “blindon” rrugët e vendit: Qindra shkelje të evidentuara dhe ndëshkuara deri tani

00:02 - 28.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e sotme forcat operacionale të Policisë, forcat Shqiponja, Patrullat e Përgjithshme, Policia Rrugore dhe Policia Kriminale kanë mësyrë në të gjitha rrugët e vendit.




Sipas policisë, kontrollet po bëhen për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle intensive në të gjithë vendin nga Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Rrugore dhe Policia Kriminale për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Kontrollet edhe në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore. Në të gjitha akset kryesore rrugore dhe qendrat urbane vijojnë kontrollet duke përdour të gjitha pajisjet, radarët dhe mjetet në dispozicion për parandalimin e aksidenteve rrugore, ndëshkimin administrativ dhe penal të drejtuesve të automjeteve  që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor me pasoja për jetën.

Qindra shkelje të evidentuara dhe ndëshkuara deri tani nga shërbimet e Policisë, shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë maksimalisht rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen me radarë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.