AKTUALITET

Samiti i NATO-s: Turqia heq veton ndaj pranimit të Finlandës dhe Suedisë, presioni amerikan jep rezultat

20:30 - 28.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e sotme në fillimin e Samitit të NATO-s në Madrid është arritur një marrëveshje për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në Aleancën e Atlantikut të Veriut.




Në thelb, Turqia hoqi veton për anëtarësimin e dy vendeve nordike në NATO, pas një takimi katërpalësh ku mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja suedeze Magdalena Anderson.

Ministria e Jashtme turke njoftoi të mërkurën takime të zyrtarëve turq dhe suedez. Samiti katërpalësh kishte për qëllim frenimin e kundërshtimeve të presidentit turk për anëtarësimin e vendeve nordike në NATO dhe duket se presioni, kryesisht nga pala amerikane, ka dhënë fryte.

Ankaraja, Helsinki dhe Stokholmi do të përgatisin një memorandum të përbashkët për të adresuar shqetësimet e Turqisë lidhur me anëtarësimin e dy vendeve skandinave në NATO, njoftuan më parë media finlandeze.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.