Kronikë

Sherr me thika në Maliq, plagoset një person! Autori shoqërohet në polici (DETAJE)

18:16 - 28.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një përplasje fizike ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta këtë të martë në Maliq.




Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në në fshatin Bregas, në një lokal, ku gjatë një konflikti të çastit janë dëmtuar me mjet prerës me njëri-tjetrin, qytetarët me iniciale  G. M., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Bregas dhe B. P., 40 vjeç.

Ndërkohë, i lënduari u transportua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa agresori u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 28.06.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në fshatin Bregas, Maliq, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës me njëri-tjetrin, shtetasit G. M., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Bregas dhe B. P., 40 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi G. M., me dëmtime më të lehta trupore, aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.