BOTA

“Shpresonim të kishte ende njerëz të gjallë”- Asnjë i mbijetuar nën rrënojat e qendrës tregtare që u godit nga raketat ruse

17:26 - 28.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm i Ukrainës Denys Monastyrsky ka thënë se nuk ka të mbijetuar nën rrënojat e një qendre tregtare në Kremenchuk, e goditur nga një raketë ruse më 27 qershor.




“Ne shpresonim që në orët e para pas sulmit të kishte ende njerëz të gjallë. Por për shkak të zjarrit që shpërtheu 10-15 minuta pas goditjes së raketës, mund të themi me siguri se nuk ka mbetur asnjë i mbijetuar”, tha Monastyrsky në një konferencë për shtyp.

Ai vuri në dukje se psikologët e Shërbimit të Urgjencës Shtetërore dhe Policisë Kombëtare po punojnë me të afërmit e personave që ndodheshin brenda qendrës tregtare.

Rusia më 27 qershor nisi një sulm me raketa në Kremenchuk, me një raketë që goditi një qendër tregtare. Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, tha se më shumë se 20 njerëz ishin vrarë në sulm dhe se mjekët kishin ndihmuar 59 të plagosur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.