Kronikë

“Shqipëria, vend përpunimi i kokainës!”- Eksperti i kriminalistikës ngre alarmin: Bandat s’kanë më interes për kanabis

23:33 - 28.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, dha alarmin në studion e emisionit “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24, teksa komentoi raportin e publikuar sot për kultivimin e kanabisit, ku Shqipëria renditej e shtata në botë.




Eksperti Karamuço u shpreh se është e vërtetë që ka një ulje të kanabisit në vend, pasi sipas tij, tani Shqipëria është bërë vend tranziti dhe përpunimi i drogërave të forta, si heroina dhe kokaina. Nga ana tjetër, gazetari Armand Bajrami tha se në vendin tonë vijon të mbetet problem kultivimi i kanabisit dhe i “shtëpive të barit”.

Karamuço: Është raport që i referohet një kohe, 2016-2019, që e dimë se ka pasur kanabis. Unë do t’i referohem raportit të fundit të Europol, që thotë se ka ulje të kanabisit, por linjat janë rritur për drogërat e forta, pra kokainë dhe heroinë. Kjo duhet të na shqetësojë. Ne jemi bërë vend tranziti dhe përpunimi të drogërave të forta, sepse nuk ka më interes nga grupet kriminale për të rrezikuar aq shumë me kanabis. Lufta më e madhe tani e tutje është për drogërat e forta.

Bajrami: Është i vërtetë dhe raporti i Europolit, që thotë për uljen e sipërfaqeve me kanabis, por nëse do iu referoheshim deklaratave të policisë, tani do ishim me minus, se çdo vit ul nga pak. Problematike mbeten serat e kanabisit, “shtëpitë e barit”, pasi në dy operacione policore, në dy ngjarje të ndodhura në veri, u zbuluan dy shtëpi. Pra, sërish mbetet problem kultivimi i kanabisit në vend. Për këtë renditje besoj se ka ndikuar periudha e 2016-2019, kur patëm rritje të kultivimit të kanabisit në vend.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.