AKTUALITET

Zjarr në qeli në burgun e Greqisë, një i burgosur ka vdekur nga djegiet e rënda!

14:09 - 28.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në rrethana të paqarta ka rënë zjarri në një qeli të disiplinës (në krahun e ri të burgut) nw vendin fqinj Greqi. Mirëpo, informacionet thonë se vetë i burgosuri i ka vënë flakën qelisë, duke vënë në rrezik edhe jetën e të arrestuarve të tij.




Pasoja e zjarrit ka qenë plagosja e rëndë, me djegie, e një të burgosuri të huaj, 26 vjeç, i cili sipas informacioneve të Flashnews.gr pak minuta më vonë ka vdekur.

Zjarrfikësja me 3 automjete është përballur me ngjarjen, ndërsa autoambulanca e EKAB-it e ka marrë të arrestuarin, duke e dërguar në spitalin e Chanias, i cili, megjithatë, i kishte rënë në dorë plagëve të marra kur mbërriti në spital.

Njësia zjarrfikëse po heton për shkaqet e ngjarjes shumë të rëndë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.