Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Roskovec-Poshnje, përplaset nga një makinë punëtori i asfaltimit të rrugëve (EMRI+FOTO)

00:00 - 29.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Fier, në afërsi të fshatit Velmish.




Sipas raportimeve nga vendngjarja, një punëtor që punonte në një firmë për asfaltimin e rrugëve është përplasur nga një makinë në rrugën nacionale Poshnje-Roskovec.

Mjeti që përplasi punëtorin ishte “Pegouet” me targa AA 067 GM. Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se punëtori që u aksidentua për vdekje është Mentor Lama, nga fshati Thumanë, rreth 45-vjeç.

Siç shihet edhe nga fotoja kryesore, këpucët e punëtorit të aksidentuar janë ende në rrugë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.