AKTUALITET

(EMRI-VIDEO) I akuzuar për vjedhjen dhe pengmarrjen e një taksisti/ Arrestohet në mes të qytetit ‘i forti’ i Elbasanit!

12:50 - 29.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qytetarët e Elbasanit ishin sot dëshmitar i një arrestimi të beftë në qendër të qytetit, teksa ra në prangat e bluve Thanas Beko, një person me precedent të mëparshëm kriminal.




Burime zyrtare thonë se Beko para dy ditësh është përfshirë në një konflikt me një person tjetër, por pa e cilësuar konkretisht natyrën e konfliktit dhe personin tjetër.

GAZETA SHQIPTARE ka siguruar momentin  e ndalimit të Thanas Bekos  sot, i cili pas ndalimit futet brenda mjetit tip ‘Range Rover’ të policisë.

 

Sikundër shihet nga pamjet ai nuk kundërshton, por i drejtohet rajonit të policisë për tu marrë në pyetje ndërsa materialet për këtë çështje do ti referohen prokurorisë për hetime të mëtejshme.

 

Kujtojmë se në shtator të vitit 2019 Bejko u akuzua për “Vjedhje me dhune” e kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim, për çështjen e mbajtjes peng dhe dhunimit të taksistit Andi Vyshka, mikut të një gjyqtare në Elbasan.

Asokohe Bejko u la në “arrest shtëpie” nga gjyqtari Tomorr Kullolli por u arrestua sërish pak ditë më pas për thyerjen e masës së sigurisë pasi në vend që të qëndronte në banesë u konstatua nga policia në një lokal në autostradën Elbasan-Metalurgji ku dhe taksisti Vyshka deklaroi asokohe se e mbajtën peng.

Por i arrestuari i sotëm mësohet se është i afërm i Ilir Bekos, pronarit te disa pikave karburanti në segmentin rrugor Papër – Elbasan ku në vitin 2019  iu gjetën 15 armë zjarri  në ambientet e karburantit të tij në Papër.

Asokohe Ilir Bejko deklaroi  s’kishte asnjë dijeni për armatimin modern që ndodhej në magazinë ndaj u la i lirë nga gjykata kundrejt garancisë pasurore që ai vuri në dispozicion prej 50 milion lekë të vjetra.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.