BLUETOOTH

Kjo verë do të jetë plot netë pasionante dhe romantike për 3 shenjat e horoskopit

17:30 - 29.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mësuam se cilat shenja të horoskopit do të dashurohen në muajt e ardhshëm , është koha të shohim se cilat do të kalojnë një verë pasionante, pa domosdoshmërisht se do të kenë një lidhje apo do të përmirësojnë atë ekzistuese.




Netët e verës parashikohen të jenë veçanërisht të pasionuara pas shenjave të mëposhtme, të cilat duhet të përgatiten për momente të shkëlqyera në jetën e tyre.

Binjakët

Fati është me ju. Afërdita, planeti i dashurisë, lëviz në shenjën tuaj të zodiakut nga 22 qershori deri më 17 korrik, duke rritur karizmën dhe sharmin tuaj. Ftesat për festa, shëtitje, takime do të jenë të shumta. Edhe të njohurit. Këtë verë keni mundësinë të përjetoni shumë momente pasionante, por edhe ta çoni marrëdhënien tuaj në një nivel tjetër. Në çdo rast, mos harroni të sqaroni pozicionin tuaj dhe dëshirat tuaja.

Bricjapi

Si një person që priret t’i japë përparësi vetëdisiplinës dhe arritjes së qëllimeve, këtë sezon mund të ndiheni paksa të pakëndshëm. Përqendroheni te pasioni dhe momenti, diçka e paprecedentë për ju. Ju përpiqeni të jeni të ashpër dhe të mos shfaqni fytyrën tuaj të pambrojtur, por e juaja e di që jeni të ndjeshëm. Lërini të shfaqen emocionet tuaja dhe bëhuni gati për netë plot pasion dhe intensitet. Me personin e duhur pranë jush (të cilin mund ta keni njohur sapo) çdo gjë mund të bëhet më e thjeshtë, siç duhet të jetë në verë.

Peshqit

Energjia që përshkon jetën tuaj të dashurisë gjatë kësaj periudhe është magjepsëse. Ju jeni ndoshta shenja që do të jetoni verën më pasionante, ndaj përfitoni nga momenti. Lëreni veten t’i lini një njohjeje të re, pa pasur pritshmëri apo kërkesa për një të ardhme të përbashkët. Me epokën e Gaforres tashmë duke filluar, mundësitë për takime, argëtim dhe momente të bukura janë këtu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.