AKTUALITET

“Manovrimet majtas-djathtas, tipike për shoferët e rinj” eksperti shpjegon aksidentin në Berat

13:16 - 29.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zyrtarisht, ekspertiza e policisë ka dalë në përfundimin se 25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj ishte vetë fajtore për aksidentin që i mori jetën të birit 6-vjeçar. Specialisti i Qarkullimit Rrugor, i cili ka edhe detyrën e OPGJ-së, Lorenc Tanushi tha për ABC se shkaku i aksidentit ka qenë “humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi, shoqëruar me manovrime majtas-djathtas”. Sipas tij, kjo sjellje është tipike për shoferët e rinj, si 25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj.




Tanushi ka pohuar se humbja e kontrrollit të mjetit është shoqëruar edhe me mungesën e përvojës, pasi 25-vjeçarja kishte pak javë që kishte marrë patentën dhe ishte një drejtuese e re në timon.

“Nga studimi i të gjitha kamerave të sigurisë është vërejtur manovrimi majtas-djathtas, një karakteristikë kjo e drejtuesve të rinj, të pajisur me leje drejtimi. Aksi Ura e Goricës-Ura e Varur është një aks problematik dhe me risk pasi ka shumë fluks mjetesh,s i pjesë kryesore e segmentit rrugor nacional Lushnje-Skrapar”-ka thënë Tanushi.

Mësohet se shoferja kishte vetëm një muaj që ishte pajisur me leje drejtimi dhe më pas bashkëshorti i kishte dhuruar një fuoristradë tip “Mercedes Benz-ML”.

Aksidenti ndodhi gjatë orëve të paradites së ditës së hënë, teksa Klaudia Xhaferaj kishte edhe djalin në makinë. Nga pamjet duket se ajo bëri një parakalim të gabuar në kthesë, ndërkohë që përballë kishte një kamion. Në tentativë për të shmangur përplasjen me kamionin, drejtuesja e mjetit humbi kontrollin duke rënë në lum.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.