Kosova

“Mos konfiskojnë pronat e njerëzve tanë!”- Çështja e targave “RKS”, Vuçiç ashpërson tonet: Kosova të mendojë tre herë para 30 shtatorit

21:07 - 29.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka theksuar sot se nuk ka asgjë nga dialogu Beograd-Prishtinë dhe se nuk ka asgjë që mund të diskutohet pas vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës, ku obligon të regjistrohen në RKS targat e komunave paralele, dhe reciprocitet për letërnjoftim.




Ai këtë e tha pas takimit që pati me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, shkruan Tanjug.

“Nuk ka asgjë nga kjo, lere atë dialog, të gjitha janë histori të zbrazëta. Çfarë dialogu, pas vendimeve të tilla, pse dialog, për Bashkimin e Komunave Serbe, dhe nuk guxojnë të vendosin flamur. Për çfarë?”, tha Vuçiç.

Presidenti serb ka folur sot edhe me tone kërcënuese për çështjen e targave.

 

 

Ai ka thënë se Prishtina duhet të mendojë tre herë deri më 30 shtator para se të vazhdojë të mbulojë targat e automjeteve me emrat e qyteteve serbe.

Megjithatë, ai ka thënë se Serbia nuk do të ndërmarr ndonjë aksion ushtarak pas këtij afati në formë ultimatumi.

“Nuk do të ndërmarrim ndonjë aksion ushtarak, por kërkojmë nga ta që të mos konfiskojnë pronat e njerëzve tanë dhe të mos ndjekin dhe përjashtojnë qytetarët tanë. Kjo është kërkesa jonë e madhe. Lusim këta njerëz të fortë që të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiç në një adresim publik, shkruan Gazeta Express.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.