LAJMI I FUNDIT

“Nuk gjejmë dot staf, të rinjtë zgjedhin emigrimin”/ Flet stomatologia që iu bashkua protestës së opozits: Ndeshem përditë me pengesa që vijnë nga keqmenaxhimi shtetëror!

11:24 - 29.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjekja stomatologe, Artemisa Halili, e cila i është bashkuar protestës së thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha më 7 korrik, i është drejtuar me një mesazh qytetarëve nga selia e Partisë Demokratike.




Ajo ka renditur disa nga problemet me të cilat përballet në profesionin e saj që e kanë bërë të bashkohet me protestën, e një ndër to edhe kriza për të gjetur profesionistë për të punuar, për shkak të emigrimit masiv.

Deklarata e plotë:

Do t’i bashkohem Partisë Demokratike dhe shoqërisë civile më 7 korrik. Bashkë dëgjohemi më fort! Shqipëria është në rrezik! Pse protestoj më 7 korrik. Unë jam Artemisa Halili, stomatologe, nënë e një vajze 6 vjeçare. Si profesioniste e lirë, ndeshem përditë me një barrë pengesash të cilat vijnë të gjitha nga keqmenaxhimi shtetëror. Janë këto shtrëngesa që më shtyjnë t’i bashkohem protestës së Partisë Demokratike dhe Shoqërisë civile me 7 korrik. Aktualisht, edhe pse po punohet mbi një ligj për profesionet e lira, ne si grup interesi nuk kemi asnjë informacion për të. Ligji fiskal është ndërruar 8 herë në 13 vjet, dhe Urdhri i Stomatologut nuk na informon asnjëherë paraprakisht për këto ndryshime. Nuk gjejmë dot staf, për arsye se stomatologët e rinj zgjedhin emigrimin. Të gjitha këto më bëjnë, mua dhe kolegët e mi, dhe besoj shumë profesionistë të lirë anembanë Shqipërisë, të kemi pasiguri për të ardhmen tanë dhe të fëmijëve tanë. Për këto pasiguri do t’i bashkohem Partisë Demokratike dhe shoqërisë civile më 7 korrik. Bashkohu edhe ti! Të gjithë bashkë dëgjohemi më fort! Shqipëria është në rrezik!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.