AKTUALITET

Rritja e rasteve me Covid, Dasho: Nuk ka vend për shqetësim, kriminale mungesa e testeve në farmaci

14:44 - 29.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Specialisti i shëndetit publik Erion Dasho, në një intervistë për Fax News, tha se nuk e sheh me shqetësim shtimin e rasteve me Covid të këtyre ditëve të fundit. Sipas tij tregues që duhen ndjekur me kujdes janë shtrimet në spitalet, pacientët në trajtim intesiv, si edhe ata që humbin jetën.




Dasho u shpreh se rritja e rasteve është tendencë dhe në shtete të tjera europiane, dhe lidhet kryesisht me hapjen e menjëhershme që shtetet kanë bërë, duke hequr masat kufizuese.

Nuk është më numri i rasteve ai që monitorohen me kujdes, por numri i personave të shtruar në spital, në kujdes intesiv dhe numri i personave që humbin jetën. Këto parametra janë stabël, pavarëësisht se shihet një shtim i lehtë i rasteve me Covid.

“Në pjesën më të madhe të vendeve të europës janë hequr të gjitha masat kufizuese, janë rritur aktivitete masive, qytetet gjermane psh janë të njohur për festat dhe panairet e fundjavave ku mblidhet një numër mjaft i madh njerëzish.

Nuk ka nevojë për masa kufziuese, sidomos në vendet ku ka imunizim, qoftë përmes vaksinës, qoftë përmes imunitetit natyral. Rëndësi ka që vdekshmëria shtesë të mos ndryshojë. Unë nuk mund të flas për rënien e ashpërsisë së virusit, por për imunitetin që kanë fituar qytetarët.

Rezistenca bën që të kemi më pak të prekur, më pak të shtruar në spitale”, u shpreh Dasho.

Eksperti e quajti kriminale atë që mdodh në Shqipëri, ku testet për Covid nuk mund të blihen në farmaci, për të favorizuar bizneset private, në kurriz të qytetarëve.

“Kjo është pjesë e një pafytyrësie nga qeveria, që njerëzit të vetë diagnostifikohen në rast se kanë dyshime, është e papranueshme që qytetarët shqiptarë të vazhdojnë që të ripen. Kjo është kriminale është rjepje për qytetarët, uroj që një ditë të mbahet përgjegjësi për këtë. Çmimet e testeve në Shqipëri kanë qenë të pajustifikuara, ndërkohë që shteti i la qytetarët në dorë të bizneseve private”, tha Dasho.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.