AKTUALITET

Sa do ta paguajmë naftën nga sot/ Ndryshon çmimi i karburanteve në vend: Rritet benzina, gazi në vendnumëro!

09:43 - 29.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rritet me 4 lekë çmimi për një litër benzinë, ndërsa pëson rënie çmimi i naftës. Bordi i Transparencës ka fiksuar një ditë më parë çmimet e reja të tregtimit, duke lënë të pandryshuar çmimin e gazit.




Konkretisht një litër benzinë nga 239 lekë që ishte është bërë 243 lekë, ndërsa çmimi i naftës nga 258 lekë ka shkuar në 255 lekë për litër, duke pësuar një rënie me 3 lekë.

“Bordi i Transparencës në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit “SSH EN 590” të jetë 255 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 243 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit “SSH EN” të jetë 242 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 230 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 83 lekë/ litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Çmimet do të jenë në fuqi deri në mbledhjes e radhës së bordit, ndërsa Financat iu kanë rikujtuar kompanive të tregtimit se do të përballen me penalitete nëse abuzojnë me çmimet.

“Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot(dje) dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit”, paralajmëron Ministria e Financave. Disa ditë më parë për shkak ë akuzave për mungesë transparence Bordi bëri publike edhe formulën e llogaritjes së çmimit, duke përfshirë taksat që aplikohen. Ndërsa pas gati 3 muajsh është bërë publik edhe vendimi për “Miratimin e marzheve në bazë të monitorimit të çmimeve për produktet ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.