AKTUALITET

“SPAK nuk heton Ceno Klosin se është pjesë e pushtetit”, Lubonja: Qeveria ligj për ata që kanë vjedhur në Perëndim

14:51 - 29.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti Fatos Lubonja u shpreh sot se pr.ligji i qeverisë për amnistinë fiskale, i vjen në ndihmë atyre që kanë përfituar deri në 2 milionë dollarë përmes evazionit fiscal.




Duke folur në “Pikat mbi I” në News 24, ai tha se SPAK nuk po i prek njerëzit e pushtetit dhe një rast konkret është ai i drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi.

SPAK po i selekton ngjarjet?

Lubonja: Sigurisht. Po lë mënjanë më problematiket për pushtetin. Po kap ndonjë se një farë pune do e bëjë. Shefi i tatimeve është i rëndësishëm, është pjesë e pushtetit, në asnjë mënyrë nuk mund të shkojë në SPAK.

Zheji: Dy policët u arrestuan, kemi një tendencë vetëkorrigjuese të pjesshëm, të pamjaftueshëm, por të filluar. Nëse SPAK do ishte krejtësisht i kapur, nuk do ishte as arrestimi i këtyre, sepse do sillte një process dekonsipirimi të situatës. Po rianalizohet skena kriminale që ndodhi në prag të zgjedhjeve të vitit të kaluar. Do të donim që SPAK të ishte perfekt. Nuk kam thënë ndonjëherë që është struktura më e mirë e shtetit shqiptar, por strukturë që po prodhon rezultate inkurajuese. Edhe rihapja e çështjes së Elbasanit është inkurajuese. Kemi sukses nga fusha e krimit të organizuar

Lubonja: Jemi dëshmitarë të thithjes së krimit të organizuar në pushtete, pushtet local dhe në Parlament. Rasti më ulëritës është Kajmaku, ku ka dalë edhe Rama vetë e ka thënë ‘është njeri këmbëngulës si puna ime’. Këta nuk e dinë se çfarë po vënë atje? Absolutisht e dinë. Kjo është strategji. Këta me kollare janë më të rrezikshëm sepse kanë ndërtuar këtë strategji. Nga ana tjetër kemi faktin që këta gjithnjë e më shumë kanë hyrë në pushtet. Inkurajimi i parasë së krimit është shumë i rrezikshëm edhe për demokracinë dhe kush po e kap këtë shtet. Ky ka bërë një ligj tani që del qartë që të gjithë ata që kanë vjedhur në perëndim, ku mund të deklarosh evasion fiscal deri në 2 milionë euro. Ne na ka kapur krimi i organizuar. SPAK ha vetë, rrogat “I merr” nga krimi i organizuar. Ne i jemi nënshtruar kësaj situate. Unë shoh që shpejtësia e paturpësisë së krimit dhe shpejtësia e ecjes së këtyre mekanizmave për ta kapur krimin ka diferencë të madhe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.