AKTUALITET

“Ushtari” i Nuredin Dumanit, i pranishëm në vrasjen e bujshme të Pjerin Xhuvanit/ Të gjitha detajet si ndodhi konflikti me fjalë, grushte e armë në Elbasan!

08:00 - 29.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhen detaje të reja nga dosja e Prokurorisë së Elbasanit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.




Në dosjen që “BalkanWeb” ka publikuar, rezulton se në vendngjarje, ditën e krimit të bujshëm, ka qenë mes të tjerësh, edhe Gentian Sharra, i cili është arrestuar nga operacioni “Plumbi i artë”, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Sipas gazetares Klodiana Lala, e cila sqaron me detaje si ka ndodhur përplasja mes grupeve, sherri ka nisur fillimisht me sharje, pastaj me konflikt fizik, duke përfunduar me përdorimin e armëve, ku u vra mjeku Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.

“Dy zv.drejtorët e policisë po qëndronin në trotuar dhe nuk reaguan me urgjencë për të sqaruar të gjitha pretendimet. Në këto momente, teksa po diskutonin me Arjan Hoxhën, kanë ardhur me tre makina shtetasit Pjerin Xhuvani, Klement XHaferi, një i skeduar më herët nga policia për ngjarjen e ndodhur në tregun agroushqimor, Luan Tabako, Marjo Cela, MArsel Rroka, Elton Bodinaku, si dhe Gentian Sharra, i arrestuar nga operacioni “plumbi i artë” pas pendesës së Nuredin Dumanit. Ata janë përplasur fillimisht me fjalë fyese e më pas fizikisht, deri në përdorimin e armëve. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se fillimisht ka pasur një përplasje nga Elton Bodinaku, që është konfliktuar dhe sharë me Erjon Demushin, pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës në PD, që ishte duke filmuar ngjarjen me telefon, dhe në këto momente është afruar ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Papleka. Pjerin Xhuvani, sipas dosjes, ka hyrë mes tyre për t’i ndarë dhe në këto momente në mbështetje të tij kanë ardhur Klement Xhaferi, Elton Bodinaku, që kanë filluar të përplasen dhe konfliktohen fizikisht me Arbën Paplekan. Në këtë moment ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit, ku Arbër Papleka ka përdoru armën që mbante me leje, duke qëlluar në drejtim të tyre, ndërkohë që në drejtim të tij kanë qëlluar dy persona, që nuk janë identifikuar ende”, raporton gazetarja Lala.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.