BOTA

VIDEO/ Burri shndërrohet në hero teksa kalonte rrugën, një fëmijë bie nga ballkoni mbi shpatullat e tij. Kjo i shpëtoi jetën!

08:29 - 29.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një kalimtar është kthyer në hero në Turqi, pasi i ka shpëtuar jetën një foshnje e cila ra nga ballkoni. Mediat turke tregojnë momentin kur një fëmijë njëvjeçar bie me kokë nga ballkoni, por fatmirësisht ra në shpinën e një kalimtari.




 

Ruhi Asci po shikonte nga dritarja e një dyqani kur foshnja rrëshqiti mes kangjellave dhe ra nga kati i parë, duke e goditur poshtë shpatullave. I riu mund të shihet duke kërcyer dhe duke u ulur në trotuarin pas tij në lagjen Haci Ilyas në qytetin verior turk të Amasya.

I habitur, Ruhi kthehet dhe gjen foshnjën, të quajtur Khatira Amiri, të ulur në beton. Teksa ai mori foshnjën, nëna e fëmijës me origjinë afgane doli me vrap dhe foshnja u dërgua me urgjencë në spital nga mjekët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.