Kryesore

VIDEO/ Edi Rama i afrohet dhe i flet presidentit amerikan Joe Biden në Madrid

11:47 - 29.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Spanjë ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s që do të zhvillohet ditën e mërkurë dhe të enjte në Madrid. Gjatë vizitës, Rama është filmuar pranë presidentit amerikan Joe Biden.




Në videon më lart shihet që kryeministri i Shqipërisë ka përfituar nga rasti dhe ka shkëmbyer disa fjalë me Joe Biden. Në fakt, ka qenë Rama që ka folur, ndërsa Biden ka buzëqeshur lehtë dhe ka konfirmuar me kokë.

Dihet tashmë mania e politikanëve shqiptarë për të pasur një foto apo një moment kontakti me presidentët amerikanë. Për shumë më pak se kaq, kryetarët e partive politike shqiptare kanë paguar mijëra dollarë.

Më herët, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama ishin të ftuar dje në darkën mbretërore gala organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Mbretëresha Letizia në Pallatin Mbretëror të Madridit, ku morën pjesë kryetarët e qeverive dhe të shteteve anëtare të NATO-s.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.