BOTA

(VIDEO) “Ishte një përvojë e tmerrshme”/ Përsëritet ‘Titanik’, anija me 2 mijë pasagjerë në bord përplaset me ajsbergun!

13:03 - 29.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket se historia e Titanik “është përsëritur”, pasi së fundmi një anije lundrimi u përplas me një ajsberg në brigjet e Alaskës.




Përplasja e anijes turistike “Norwegian Sun”, e cila transportonte 2000 persona, ndodhi të shtunën, më 25 qershor dhe shkak është bërë dukshmërisë së ulët që kapiteni kishte për shkak të mjegullës.

Anija u kthye pas në Juneau, Alaska, ku dëmi u riparua dhe pritet të ketë arritur në bazën e saj në Seattle, Washington deri të enjten.

“Ishte një përvojë e tmerrshme. Situata ishte e keqe. E gjithë anija ndaloi plotësisht nga përplasja”, komentuan pasagjerët, duke shtuar se “anija pati një lëkundje të fortë”.

Madje, një nga pasagjerët e anijes e filmoi këtë moment duke e ndarë me të gjithë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.