BOTA

VIDEO/ Si shpërtheu qendra tregtare në Ukrainë nga raketa ruse me rreze të gjatë

09:59 - 29.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Momenti tmerrues kur një raketë ruse me rreze të gjatë goditi qendrën tregtare në qytetin Kremenchuk të Ukrainës janë publikuar, duke dhënë një panoramë të qartë të agresionit të Kremlinit.




Duke mos i kursyer aspak civilët, Moska lëshoi raketën gjigande që pasoi sulmin shkatërrimtar që i mori jetën të paktën 20 personave dhe la të plagosur qindra të tjera.

Pamjet e CCTV tregojnë se qendra tregtare është përfshirë nga flakët ndërsa rrënojat shpërndahen në disa metra largësi, duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve buzë një liqeni aty pranë.

E teksa shumë janë ende të zhdukur pas sulmit të së hënës, shefi lokal i zjarrfikësve Ivan Melekhovets, i cili ka marrë pjesë në operacionin e shpëtimit, tha se në një shpërthim me intensitet të tillë flakësh askush nuk ka pasur shansin të mbijetojë.

“Gjëja më e vështirë është të shohësh kufomat, të rritur dhe fëmijë”, u shpreh ai duke nënvizuar se janë ende në kërkim të 50 apo 60 personave të zhdukur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.