BOTA

(VIDEO) Tentuan të arratiseshin nga burgu duke u vënë flakën dyshekëve, por digjen të gjallë brenda/ Vdesin 52 të burgosur!

11:10 - 29.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 52 të burgosur ndërruan jetë si pasojë e një zjarrvënieje të qëllimshme gjatë një revolte në burgun e Tuluá, një qytet në Kolumbi në perëndim të kryeqytetit Bogota.




Gjenerali i Agjencisë së Burgjeve Tito Castellanos, ka bërë me dije se gjatë hetimeve të kryera kanë verifikuar se zjarri shpërtheu, pasi të burgosurit i vunë flakën disa dyshekëve, në mënyrë që gardianët të mos shuanin protestën e tyre.

 

Burgu Tuluá mban në arrest rreth 1267 të burgosur dhe në pjesën ku u shkaktua zjarri kanë qenë të strehuar rreth 180 të burgosur. Burgjet kolumbiane kanë një problem serioz të mbipopullimit, ku kapaciteti mbajtës është 81000 persona, ndërkohë janë rreth 97000 të burgosur, shkruan Rai News.

Presidenti kolumbian në largim, Iván Duque, në një vizitë në Portugali, shkroi në Twitter se ishte “në solidaritet me familjet e viktimave” dhe se ai “kishte dhënë udhëzime” për të kryer hetimet në zbardhjen e kësaj tragjedie”.

Presidenti i sapozgjedhur Gustavo Petro, një progresist i krahut të majtë që fitoi zgjedhjet në qershor dhe do të marrë detyrën në gusht, shkroi se shteti kolumbian e koncepton burgun si një “vend hakmarrjeje dhe jo rehabilitimi” dhe se ajo që ndodhi në Tuluá “detyron një rishikim të plotë të politikës së burgjeve” në mënyrë që “dinjiteti i të burgosurit” të vihet në qendër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.