LAJMI I FUNDIT

Zbulohen detaje nga protesta e 7 korrikut/ PD: Do hapet selia ndaj qytetarëve, njerëz nga të gjitha fushat do të shprehin shqetësimet e tyre!

10:19 - 29.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka njoftuar hapjen ndaj shoqërisë për përgatitjen për frymën popullore të protestës së 7 Korrikut duke hapur selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët.




Në njoftimin e saj ajo thekson se burra dhe gra, profesionistë etj. do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet e tyre personalisht dhe jo përmes përfaqësuesve politikë.

E para që do të nisë serinë e daljeve publike është Artemisa Halili, nëna e një fëmije 6 vjeç, stomatologe.

Njoftimi i plotë i zyrës së shtypit të PD:

Partia Demokratike me idenë e hapjes ndaj shoqërisë, dhe në përgatitje për frymën popullore të protestës së 7 korrikut, do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët. Për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet  e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë. Partia Demokratike, në kontratën e re sociale me shoqërinë, fton të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, të na bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh. Serinë e daljeve e hap sot Artemisa Halili, nëna e një fëmije 6 vjeç, stomatologe.  Lidhja live në ora 11 nga selia e PD-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.