DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Leka vendos. Ja çfarë ka arsenali i bllokuar në Rinas. Leka: “Armët do t’i çoj në një shtet tjetër”

07:00 - 30.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

30 Qershor 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare”




 Leka vendos

Ja çfarë ka arsenali i bllokuar në Rinas

Leka: “Armët do t’i çoj në një shtet tjetër”

Përfaqësuesit e tij: Mbreti gati t’i bindet ligjit

 

“Më ktheni armët e mia ose më lejoni t’i çoj në një shtet tjetër”. Kjo është pak a shumë ajo çka mbreti Leka kërkon nga shteti shqiptar, pasi të mbarojë i gjithsesi i kontrollit dhe i verifikimit të armëve të koleksionit të tij.

 

Leka Zogu mësohet se është treguar i gatshëm që të zbatojë ligjet e vendit tonë dhe, në rast se armët do t’i kthehen, ai do t’ia dhurojë ndonjë muzeumi ose do t’i çojë në ndonjë vend tjetër jashtë Shqipërisë, ku t’i lejohet që të mbajë një nga thesaret e vërteta të tij. Lajmi është konfirmuar mbrëmë për Gazetën edhe nga zëdhënësi i Oborrit Mbretëror, Fluturak Gërmenji. Ndërkohë një grup i përbërë nga specialistë të armatimit nga Ministria e Rendit Publik, Drejtoria e Policisë së Tiranës, Komisariati i Rinasit dhe tre specialistë armësh që përfaqësonin oborrin mbretëror, kanë kontrolluar dje “një për një”, deri pasdite vonë, të 11 arkat e koleksionit

Kontrolli

I filluar që paraditen e djeshme kontrolli i armëve të koleksionit të Leka Zogut ka vazhduar deri pas orës 18. Specialistët më të mirë të armëve nga Ministria e Rendit Publik, Drejtoria e Policisë së Tiranës, Prokuroria si dhe tre specialistë të oborrit mbretëror, Granit Leka, specialist për industrinë e armëve, Beqir Plaku, specialist i doganave, dhe shoqëruesi i mbretit, nënoficeri Eddie Samson Magagula, kanë bërë dje gjatë gjithë ditës kontrollin e gjendjes faktike të armëve të koleksionit. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Rendit Publik dhe pas kontrollit, janë dokumentuar 83armë, me ose pa municione, aq sa ishin deklaruar dhe ishin dokumentuar që në fillim. Megjithatë dhe nga ky fakt duket se problemi për kthimin ose jo të armëve të zotit të tyre do të shkojë drejt një vendimi të gjykatës, pasi Prokuroria duket se ka vendosur që të mos “lëshojë pe” për kthimin e koleksionit, pa një vendim të marrë nga Drejtësia. Sipas zëdhënësit të oborrit mbretëror, Gërmenjit, fillimisht kërkesa për kontrollin e gjendjes faktike të armëve është quajtur e drejtë, por më pas, nëse çështja do të shkojë drejt Gjykatës, atëherë dhe ata do të marrin masat e tyre, në mënyrë që koleksioni të mos prishet, pasi e gjitha kjo situatë është krijuar vetëm nga fakti se në ligjin për armëmbajtjen nuk është parashikuar rasti i koleksioneve private të armëve.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.