AKTUALITET

“Janë rritur çmimet për materialet e ndërtimit”/ Ministrja e Financave: Do të kompensojmë me 6 miliardë lekë kompanitë e ndërtimit

11:04 - 30.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka deklaruar sot se do të kompensojë me 6 miliardë lekë kompanitë e ndërtimit për shkak të rritjes së materialeve që përdorin.




Duke folur në Kuvend për aktin normative që ka sjellë qeveria, ajo tha se janë rreth 300 kompani që do të provojnë përmes faturave rritjen e materialeve të ndërtimit.

“Ne po mbështesim bizneset që do ndohmojnë ekonominë shqiptare, por edhe të mbajnë normat e punësimit. Ne kemi një ngadalësim në ecurinë e prokurimeve publike që kanë qenë në 14%. Referuar shifrave të qarkullimit në ndërtim, kemi një ngadalësim me 1.6% në krahasim me vitin e kaluar. Në këto raste qeveria ka për detyrë të ndërhyjë dhe të garantojë rritje ekonomike. Ky akt normative prek investimet në infrastrukturë dhe ato në rindërtim, që janë nevojë jetike për ekonominë”, tha Ibrahimaj.

Sipas saj “Kompensimi për secilin operator është nga 5 deri në 30%. Ndërkohë që çmimet mund të jenë rritur më shumë se 30%, këtë rritje do ta ndajmë me kompanitë. Përfitues janë rreth 300 kompani. Janë shumë kontrata që janë lidhur prej fillimit të këtij akti normative. Efekti maksimal është 6 miliardë lekë. Fondet do të lëvrohen bazuar në faturat që do të sjellin kompanitë. Ne nuk e dimë se çdo të ndodhë me çmimet e materialeve të ndërtimit. Do të njohim deri në 30% të çmimeve të rritura. Që prej fillimit të krizës jemi cituar nga opozita që përmes këtij akti normativ dhe paketës së rezistencës po rëndojmë biznesin dhe qytetarët. A e dini ju që Shqipëria ka taksat më të ulëta për 99% të bizneseve”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.