EKONOMI

Ministrja e Shtetit, Milva Ikonomi i beson INSTA-it: Rritja ekonomike e Shqipërisë më e lartë se e Bashkimit Europian

11:55 - 30.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi ka bërë një deklaratë të fortë sot në Kuvend, kur krahasoi rritjen ekonomike të Shqipërisë në tremujorin e parë të vitit me vendet e Bashkimit Evropian.




Duke iu referuar shifrave të INSTAT, Ekonomi tha: “Tani është një fakt i rëndësishëm që rritja ekonomike në Shqipëri shënoi 5.97% rritje në tre mujorin e parë, që është rritja e nivelit më e nivelit të lartë e krahasueshme dhe me vendet e BE ku mesatarja është 5.6 %. Ndërkohë dhe në rajon kjo është rritja më e lartë.

Duke parë ecurinë e ekonomisë deri në vitin 2021, kemi vënë re që gjërat kanë qenë të vështira por ekonomia jonë ka rezistuar.

Po të shikoni raportin e agjencisë së sigurimit të depozitave ka një shifër që tregon dhe një rezistencë tjetër.

Numri i individëve që kanë depozita të nivelit të sigurimit, pra 2 milionë e 500 mijë lekë të reja, numri i tyre në fund të 2021 ishte rritur me 9% krahasuar me fundin e vitit 2020.

E numri i depozituesve kishte shkuar më shumë se 2 milionë e 611 individë, kjo tregon që masat që janë marrë dhe rritja ekonomike i ka sjellë një të mirë familjeve shqiptare”, tha Ekonomi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.