OPINION

Pse nuk e grumbullon qeveria grurin e sivjetshëm?!?

09:00 - 30.06.22 BISLIM AHMETAJ
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ky titull shkrimi ngjet pak si komunist, megjithëse autori i këtij shkrimi jo vetëm që s’është i tillë, por dëshiron që kjo filozofi dhe bartësit e saj të ishin të kyçur nëpër muzeumet e arkeologjisë.
Por kriza globale, varfëria në rritje e bashkëvendasve të mi, rritja dramatike e çmimeve të produkteve të shportës, ku buka zë njërin prej zërave më të rëndësishëm të shpenzimeve të familjes shqiptare më ka shtërnguar të bëhem pak Kejsian në mendimet e mia si ekonomist, ku ndërhyrja e shtetit bëhet jo vetëm e nevojshme por e domosdoshme.
Sot jemi në kushtet kur kërkesa agregate e shpenzimeve të familjes , biznesit dhe shpenzimeve shtetërore është e kërcenuar jo thjeshtë nga rregullat e ekonomisë së tregut të lirë, por nga presioni i drejtëpërdrejtë i një lufte reale midis lindjes dhe perëndimit.
Por në këtë shkrim dua ti kthehem dhe të merrem vetëm me një produkt, me grurin, lëndën e parë të bukës, këtij produkti kaq të çmuar dhe jetik për shqiptarët.
Këtë vit prodhimi i grurit në vend sipas prognozave të Ministrisë së Bujqësisë do të jetë rreth 230 mijë tonë.
Sikur i gjithë ky prodhim hipotetik i fermerëve shqiptarë të grumbullohej nga shteti me çmimin e për-afërt të bursës (410 euro toni) do ti kushtonte shtetit rreth 10 milion euro.
Është i njohur fakti se më shumë se gjysma e këtij prodhimi përdoret nga prodhuesit, për konsum familjar, pasi e tillë është edhe struktura e fermave në Shqipëri, me parcela të fragmentuara që nisin nga 1 dynim dhe më të mëdhatë sosin me 4- 5 hektarë.
Kështu që shtetit shqiptar sigurimi i kësaj rezerve jetike në kushtet e krizës globale ushqimore, krizë kjo e paralajmëruar nga OBSH-ja dhe agjensitë e tjera ndërkomnëtare do ti kushtonte jo më shumë se 5 milion euro, aq sa përfiton një oligarg shqiptar në një ditë si favor nga banda qeveritare e çmimeve të karburanteve.




Nëqoftëse do ta ndërmerrte këtë nismë qeveria më së paku do të tregonte se është në mbështetje të drejtëpërdrejtë financiare për prodhuesin vendas, do të inkurajonte dhe stimulonte fermerët e tjerë për kultivimin e tokave djerrë në vitet e tjera bujqësore.
Do ti çlironte fermerët nga makthi i nxjerrjes së shpenzimeve të harxhuara, se dhe nga rritja e kostove për gjetjen e vendeve të ruajtjes së prodhimit të cilat shteti i ka me shumicë.
Në të njëjtën kohë shteti do të siguronte të paktën 50% të sasisë vjetore të konsumit të brendshëm të bukës.
Por (A) është kjo ide e imja në planet e qeverisë shqiptare si një instrument financiar, politik dhe strategjik në ndihmë të fermerëve, të sigurimit të rezervës së njërit prej produkteve jetike të familjeve shqiptare?
Unë as që e kam parë diku të shprehur, por as nuk e pres se do të ndodhë.
Pasi qeveria e udhëhequr prej Edi Ramës në këto 9 vite është dëshmuar qartazi që mision dhe qëllim të vetëm ka pasurimin e një grushti njerëzish, klientelë e saj.
Kjo qeveri është dëshmuar që përdor çdo skemë për të dekurajuar fermerin e thjeshtë shqiptarë, në mënyrë që ai të braktisë tokën e tij, fshatin e tij, vendin e tij.
Edi Rama i ka premtuar udhëheqësit të tij shpirtëror Xhorxh Sorosit, si edhe shefit të tij politik Aleksandër Vuçiçit që do ta “pastroj” Shqipërinë nga shqiptarët.
Edi Rama ka dëshmuar qoftë edhe me “Open Ballkan” që është shumë herë më i interesuar të shesë grurin e Vojvodinës në Shqipëri se sa atë të fermerëve të Muzeqesë, Korçës apo zonave të tjera që e prodhojnë këtë kulturë bujqësore jetike për jetën.
Gruri i sivjetshëm jam i sigurtë që s’do të blihet nga qeveria, gruri i këtij viti do të shitet nga fermerët tek grosistët në kosto apo nën të.
Por që kjo hsitori të mos përsëritet pafund duhet që fermerët, të parët, por edhe të gjithë ata që hanë bukë ta ndalin “yryshin” e kësaj qeverie antishqiptare.
Me 7/7 në orën 7 është një mundësi e art për ta çliruar vendin nga kjo bandë gangsterësh.

*Doktor i Shkencave Ekonomike.
Lektot në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.