Kronikë

Rrezikshmëri e lartë! Makina plot me persona “dangerous” alarmon Policinë e Elbasanit, nuk i ndalon patrullës (VIDEO)

21:28 - 30.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një automjet ka alarmuar Drejtorinë e Policisë së Elbasanit mbrëmjen e së enjtes.




Burimet  bëjnë me dije se automjeti me targa AB680AB është shpallur në kërkim, dhe po kërkohet në çdo cep të qarkut të Elbasanit, pasi nga të dhënat e policisë dyshohet se me të lëvizin persona me rrezikshmëri të lartë.

Fillimisht mjetit i është bërë me shenjë nga një patrullë policie që të ndalojë në hyrje të qytetit të Librazhdit, por makina nuk ka ndaluar dhe ka filluar lëvizjen në drejtim të qytetit të Elbasanit.

Menjëherë forcat e policisë së Librazhdit kanë njoftuar Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, e cila ka angazhuar menjëherë dy patrulla policie të cilat i kanë kërkuar sërish mjetit që të ndalojë, por është përsëritur e njëjta situatë, pasi makina nuk ka ndaluar.

Menjëherë janë angazhuar të gjitha forcat operacionale të Elbasanit, por pavarësisht angazhimit maksimal nuk ka qenë i mundur ndalimi dhe kapja e personave që udhëtojnë me këtë automjet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.