BLUETOOTH

FOTO/ Lidhja me Nagelsmann i kushton shtrenjtë gazetares së Bild

11:37 - 01.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Julian Nagelsmann përfundoi në qendër të lajmeve si pasojë e një historie rozë. Trajneri i Bayern Munich, pas ndarjes nga bashkëshortja, u fotografua në një jaht nën shoqërinë e gazetares së Bild, Lena Wurzenberger, e cila mbulonte pikërisht klubin e Bayern.




Foto i ka kushtuar shtrenjtë gazetares teksa është shkarkuar nga puna me titull të menjëhershëm, pasi lidhja emocionale e bën të njëanshme në punën e saj, ky ishte dhe arsyetimi i dhënë nga e përditshmja gjermane. Çifti u fotografua në plazhet e Ibizës mbi një jaht luksoz.

Nagelsmann, i sapo divorcuar, vinte pas një lidhje të gjatë prej 15 vitesh me ish bashkëshorten e tij Verena. Menjëherë pasi fotot me të dashurën e tij të re bën xhiron në rrjet, Nagelsmann njoftoi klubin e Bayern për lidhjen e tij me bukuroshen 30-vjeçare.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.