Kryesore

“A je takuar me bashkëshortin biznesmen në prani të punonjësve të administratës?” Rama acarohet me gazetarin, që i kujtoi Olta Xhaçkës Kodin Etik

14:17 - 01.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pyetja e gazetarit Klevin Muka nga A2 CNN ka acaruar kryeministrin në konferencën e sotme për mediat. Ai pyeti Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka nëse e kishte takuar bashkëshortin biznesmen në prani të dy punonjësve të administratës, ashtu siç sanksionohet në Kodin Etik, por në vend të Xhaçkës, mori përgjigje nga kryeministri Rama që tha se për 3 muaj do ta fuste në riedukim, për mungesën e respektit që tregoi.




Vetë Xhaçka ka nënqeshur në konferencën për mediat, ndërsa gazetari iu drejtua Ramës duke i thënë se ai thjesht po i kujtonte Kodin Etik që kishte miratuar qeveria. Kryeministri i solli si shembull rastin e gazetares së Syri Tv, që i ishte nënshtruar të njëjtës procedurë riedukimi dhe tani kishte nisur të pyeste normalisht.

Replikat

Gazetari: Në 29 Prilli të këtij viti ka hyrë në fuqi kudo i ri etik që parashikon sanksione deri në largim nga detyra për ministret që e shkelin. Një nga pikat e këtij kodi është që ministret nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe duhet të takohen vetëm kur janë në praninë e dy punonjësve të administratës. Po ju e keni zbatuar këtë pikë? E keni takuar burrin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik në praninë e dy punonjësve të administratës apo e keni shkelur kodin etik

Edi Rama: Tani këtu përgjigjen do e jap unë. Do kalosh në riedukim më tre muajt e ardhshëm

Gazetari: Kodi etik do zbatohet apo jo? Ju keni thënë që do të ketë masa deri në largim nga puna kur keni prezantuar kabinetin tuaj qeveritar

Edi Rama: Kjo është një tjetër shkelje e kodit etik të gazetarit në konferencë shtypi që vazhdon me mikrofon dhe mban fjalime


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kur I digjet shpirti per O. Xhacken, ai haron edhe familjen e tij, te sajuar nga disa mbiemra, ky eshte personi me I pa pershtatshem per te drejtuar vendin tone. Kryeminister dhe ministreshe me dy apo tre familje te deshtuara, nuk jane te afte per veten e tyre dhe jo te jene per ndryshimet rrenjesore per vendin, ate qe populli e pret prej dekadash. Largoini njerezit ore e me pare ndyresirat e komunizmit.

    Përgjigju ↓