Kryesore

Mandati i Olta Xhaçkës/ Rama: Nuk shoh probleme, por le ta gjykojnë institucionet!

13:27 - 01.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Rama u pyet sot në lidhje me kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit të deputetes për Olta Xhaçkën, për shkak të konfliktit të interesit në lidhje me shpalljen e bashkëshortit të saj, si investitor strategjik. “Le ta gjykojnë institucionet” ishte përgjigjia e Edi Ramës.




“Unë besoj që është koha që, ka kohë që ka kaluar koha që ne dhe kur them ne flas për vete dhe pjesën tonë, jo për ju, dorëzohemi para faktit që vesi del me shpirtin dhe këta që merren me këto punë nuk do ndryshojnë kurrë për fat të keq. Ne jemi shumë mikpritës për çdo shenjë ndryshimi nga ana e tyre por këta nuk do ndryshojnë me sa duket kjo tëreqja zvarrë e kujtdo që i del para është një praktikë që nuk do ndryshojë. Zgjedhja jonë është e thjeshtë dhe rruga jonë e përcaktuar. Ose do bëjmë punët, patjetër të vetëdijshëm që nuk jemi perfekt, do bëjmë edhe gabime, ose do merremi me këta. Por unë e kam të qarë

Nuk shoh asnjë problem të natyrës së ngritur në këtë fortunë në gotë, unë pëersonalisht, por megjithatë le ta gjykojnë institucionet” tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.