Kryesore

Mandati i Xhaçkës/ PD: Shoqëria e Artan Gaçit u krijua 4 ditë pas ligjit për investimet strategjike! Zaptoi bregun para hotelit për 30 vite

13:10 - 01.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë kërkuar heqjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka për shkak se bashkëshorti i saj Artan Gaçi ka përfituar statusin e investitorit strategjik.




Në provat që opozita ka dorëzuar në Komisionet e Mandateve thuhet se ligji për investimet strategjike ka hyrë në fuqi në 17 tetor të vitit 2015 dhe vetëm katër ditë më vonë është krijuar shoqëria në pronësi të Artan Gaçit.

Sipas deputetëve të PD, shoqëria në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka ka përfituar masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të bregut para hotelit me 5 yje në Himarë, me të drejtën për ta përdorur atë për një periudhë 30-vjeçare.

Pjesë nga akuzat e PD

Ligji për investimet strategjike është miratuar më 28 Maj të vitit 2015 dhe ka hyrë në fuqi me datë 17 Tetor të vitit 2015.

Menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit, konkretisht më datë 21 tetor 2015, është krijuar shoqëria tregtare AG. TCC shpk, me objekt veprimtarie investime në hoteleri-turizëm. Kjo kompani e krijuar vetëm 4 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit për investimet strategjike, rezulton se është në pronësi të z. Artan Gaçi, i cili është administrator dhe ortaku i vetëm i kësaj shoqërie’. z. Artan Gaçi rezulton se është bashkëshorti i deputetes së Partisë Socialiste dhe Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme znj. Olta Xhacka.

Kompania e krijuar menjëherë pas miratimit të ligjit për investimet strategjike AG. TCC shpk në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka, me vendimin nr. 3/5, date 29/03/2021 “Për miratimin e statusit “investim/investitor strategjik procedurë e asistuar për projektin e investimit “DREAMADES LUXURY SUITES”, me subjekt “AG.TCC” sh.p.k, me NUIS L52227046H” të Komitetit të Investimeve Strategjike, ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m dhe me vlerë rreth 5.5 milion euro, në Gjilekë, Bashkia Himarë. Ndër të tjera vendimi i Komiteti te Investimeve Strategjike parashikon masat lehtësuese që përfiton kompania në pronësi të bashkëshortit të Ministre dhe deputetes znj. Olta Xhackas.

Në përputhje Vendimin e KIS nr. 3/5 date 29.03.2021, shoqëria në pronësi të bashkëshortit ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka ka përfituar masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të bregut para hotelit për një periudhë 30 vjeçare. Sipas vendimit, shoqëria investuese lejohet që zonën e bregdetit ta përdorë ekskluzivisht për zhvillimin e veprimtarisë turistike në shërbim Hotelit që po zhvillohet dhe, për këtë qëllim, në këtë zonë planifikohet të instalohen disa stacione plazhi, ku synohet të ofrohet shërbim i cilësisë së lartë./ Panorama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.