BOTA

Ngacmoi seksualisht dy kolegët në klub, deputeti jep dorëheqjen: Kisha pirë shumë, u turpërova!

13:17 - 01.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti britanik Chris Pincher akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy kolegë të tij në “Carlton Club”. Ligjvënësi 52-vjeçar tha pas akuzave se “kishte pirë shumë dhe turpëroi veten e të tjerët”.




“Ju kërkoj falje”, shkroi ai në letrën drejtuar kryeministrit Boris Johnson.

Mësohet se PIincher ngacmoi seksualisht një deputet dhe një tjetër anëtar të Parlamentit, thanë burimet për Sky News.

Në letrën drejtuar Johnson, shkroi:

“Mbrëmë kam pirë shumë. Turpërova veten dhe të tjerët, kjo ishte gjëja e fundit që doja të bëja. Ju kërkoj falje ju dhe personave që kam cenuar. Ndaj gjëja e duhur në këto rrethana është të jap dorëheqjen. Ua kam borxh ju dhe njerëzve që kam mërzitur. Ju siguroj që do keni mbështetjen time të plotë dhe ju uroj më të mirat.”

Chris Pincher ka qenë deputet që nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2010, kur konservatorët formuan një koalicion me Liberal Demokratët.

Ai ka qenë ministër i Shtetit për Evropën dhe Amerikën, dhe ministër i Shtetit për Strehimin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.