Kryesore

Rama: Bashkëshortit të Xhaçkës nuk iu fal tokë shtetërore, vetëm shfrytëzon plazhin!

13:54 - 01.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama mohoi faktin se bashkëshortit të ministres së Jashtme Olta Xhaçkës iu fal tokë shtetërore. Sipas Ramës, me shpalljen si investitor strategjik, është përfituar vetëm shfrytëzimi i plazhit, si shumë biznese të tjera në bregdet.




“Nga mënyra si diskutohet duket sikur këtu qeveria ka marrë një pronë shtetërore dhe ia ka dhënë bashkëshortit të një ministre, Ndërkohë që këtu ka ndodhur ajo që ndodh për mijëra familje shqiptare që kanë pronën e tyre private.

Dhe që marrin në shfrytëzim pjesën përkatëse të plazhit përballë pronës së tyre private. Si në të gjithë botën shteti ndjek këtë praktikë. Që plazhi të mirëmbahet dhe të pastrohet. Raporti mes pjesës së plazhit privat dhe publik ka ndryshuar në Shqipëri me këtë qeveri që kur ne kemi filluar të merremi seriozisht me pronën bregdetare.

Nuk kishte një pronë private ku njeri mund të shkonte. Po të krahasosh sot me dje është e pakrahasueshme. Të kërkosh këtu konflikt interesi do të thotë të kërkosh të zhveshësh njerëzit nga prona e tyre private. Qeveria këtu nuk ka dhënë asgjë. Unë kam kërkuar ta heqin fare futjen e qeverisë në këtë mes. Që të mos kemi më këto llafe që janë llafe të fukarallëkut mendor që prodhon maskarallëk”, tha Rama.

Ai u shpreh se investitorët e huaj janë të mirëpritur në Shqipëri por shtoi se nuk hyn tek ata që i sheh personat që vijnë nga jashtë vendit si kategori e parë.

Xhaçka flet për shpalljen e bashkëshortit si investitor strategjik: Pres institucionet të flasin!

“Shqetësimet nuk do mbarojnë se shqetësime ka edhe në Francë edhe në Holandë. Edhe në vendet më të zhvilluara. Sot jemi në hijet e një personi të vdekur që torrollis Shqipërinë. Po të ishte bërë reforma në drejtësi para 20 vitesh sot do ishim në një situatë tjetër.

Duhet të shmangim humbjen e kohës me dokrra, gënjeshtra dhe të vdekur të pakallur që vijnë vërdallë sot e gjithë ditën. Shumë gjëra ka sot për të thënë sa shumë duhet bërë akoma. Natyrisht njeriu nuk ka sesi të kënaqet. Sa më shumë e sheh që ka mundësi të shkojë më tutje. Prandaj niveli i pakënaqësisë në vendet e zhvilluara është jo i vogël.

Lidhur me rastin e investitorëve strategjikë dua të them që sa më shumë investitorë të vijnë në Shqipëri por nuk hyj te ata që të huajt i shohin si kategori e parë dhe të vetët si të dytë. Çdo vend duhet të ketë kampionët e vet”, deklaroi Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.