AKTUALITET

Rama tha prerë se harta gjyqësore nuk ndryshon, reagon kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë

14:25 - 01.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas deklaratës së kryeministrit Rama që nuk ka ndërmend të ndryshojë asgjë nga harta e re gjyqësore, ka reaguar edhe kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë Maks Haxhia, duke u shprehur se nuk i ka kërkuar asgjë qeverisë dhe kryeministrit, por kërkesat e tyre i kanë depozituar KLGJ-së.




Dhoma e Avokatisë shprehet se vendimet i merr KLGJ-ja, dhe qeveria ka vetëm faturën financiare që do të duhet për projektin e hartës së re gjyqësore.

Dhoma e Avokatisë: Kemi kërkuar zgjidhje, jemi për zgjidhje me mirëkuptim e që i përshtatet jo vetëm publikut por edhe interesit e realizimit të drejtësisë. Kemi kohë që kërkojmë të ulemi por s’na dëgjojnë. Bojkoti s’është presion është zëri ynë të na dëgjojnë e të ulemi.

Rama u shpreh prerazi gjatë ditës së sotme, se harta e re gjyqësore nuk do të ndryshojë, pavarësisht qëndrimeve që kanë mbajtur avokatët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.