EKONOMI

Raporti i INSTAT për 3-mujorin e parë të këtij viti: Ekonomia u rrit me 6 për qind, peshë ndërtimi dhe tregtia!

09:39 - 01.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pavarësisht krizës, ekonomia shënoi një rritje me gati 6 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërtimi, tregtia dhe pasuritë e paluajtshme ishin sektorët që mbajtën peshën kryesore të kësaj rritje.




Ndërkohë, referuar raportit të INSTAT, sektorët që performuan më dobët ishin artet, argëtimi dhe shlodhja, por edhe bujqësia që vijon të mos jetë në ditët e saj më të mira. Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të vitit 2022 vlerësohet me rritje prej 5,97 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2021.

Kontribut pozitiv kanë dhënë degët:

Ndërtimi me +1,95 pikë përqindje, tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor me +1,55 pikë përqindje, aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,91 pikë përqindje, aktivitete profesionale dhe shërbime administrative me +0,66 pikë përqindje, aktivitete financiare dhe të sigurimit me +0,26 pikë përqindje, industri, energji dhe uji me +0,24 pikë përqindje, informacioni dhe komunikacioni me +0,03 pikë përqindje, bujqësi, pyje dhe peshkim me +0,01 pikë përqindje. Negativisht kontribuuan aktivitetet: arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me – 0,35 pikë përqindje, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia me -0,18 pikë përqindje”, thuhet në raport.

RAPORTI

Por cila është ecuria e sektorëve, bazuar në performancën e një viti më parë? INSTAT vë në dukje se bujqësia në krahasim me tremujorin e parë të 2021 ka pësuar një rritje të lehtë por sërish performanca e këtij sektori mbetet larg pritshmërive. Rënie ka pësuar edhe argëtimi, që pavarësisht çlirimit nga masat kufizuese që diktoi pandemia, interesi i shqiptarëve për tu argëtuar ka kaluar në plan të dytë.

“Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e parë të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021, shfaqen si më poshtë: Aktiviteti i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit pati një rritje me 0,11%. Aktiviteti i industrisë, energjisë dhe ujit pati një rritje me 1,38%. Aktiviteti i ndërtimit pati një rritje me 25,49%. Grupi i aktiviteteve Tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor pati një rritje prej 10,55%. Grupi i aktiviteteve informacioni dhe komunikacioni u shfaq me rritje prej 0,89%.

Aktiviteti financiar dhe i sigurimit ka shënuar një rritje prej 11,96 %. Aktiviteti i pasurive të paluajtshme ka shënuar një rritje prej 14,86%. Grupi i aktiviteteve profesionale dhe shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 11,88%. Grupi i aktiviteteve të administratës publike, arsimit dhe shëndetësisë u shfaq me rënie prej 1,29%. Grupi i aktiviteteve arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 14,44%.

Taksat neto mbi produktet u rritën me 7,03%”, theksohet më tej në raport. Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 1,56%. Aktiviteti i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit u shfaq me një rënie prej 0,14%.

Aktiviteti i industrisë, energjisë dhe ujit shënoi rënie prej 2,73%. Aktiviteti i ndërtimit shënoi një rënie me 0,73%, ndërsa aktiviteti tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor shënoi një rritje prej 2,84%.

RRITJA E TË ARDHURAVE

Në 5-mujorin e parë të këtij viti janë arkëtuar më shumë se 41 miliardë lekë në raport me një vit më parë ose rreth 340 milionë euro, të cilat e kanë burimin në rritjen e çmimeve. Por pavarësisht mbushjes së arkës, mbështetja e ofruar për shtresat në nevojë në këtë periudhë krize ka qenë e ulët.

Kjo është vënë në dukje edhe nga Banka Botërore, e cila e ka renditur të fundit Shqipërinë në krahasim me vendet e rajonit. Nga ana tjetër, edhe FMNja, teksa propozoi shkrirjen e Bordit të Transparencës, kërkoi po ashtu mbështetje direkte për familjet në nevojë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.