AKTUALITET

Transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, shpallet në kërkim 29-vjeçari. Procedohen 2 të tjerë pasi…

14:02 - 01.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 27”, transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, shpallet në kërkim 29-vjeçari.




Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, pasi kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë zhvillimit të operacionit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte emigrantë, nga Korça në drejtim të Tiranës, me destinacion pikat kufitare, me qëllim kalimin në vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “Tranzit 27”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasi E. P.(A)., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Ky shtetas, ditën e djeshme, po transportonte me një automjet të marrë me qira, 2 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit monetar nga 600 deri në 1000 euro për person. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Pallatet e verdha”, ky shtetas ka braktisur mjetin dhe është larguar.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi R. Ç., 24 vjeç, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit R. Ç., 28 vjeç dhe B. Gj., 37 vjeç. Gjatë zhvillimit të operacionit, këta shtetas kanë prishur rendin dhe qetësinë publike dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht edhe 2 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Vijon puna për kapjen e drejtuesit të mjetit, shtetasit E. P.(A). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.