KULTURË

Voshtina merr “frerët” e Teatrit të Operas dhe Baletit: Ka nga ata që kanë eksperienca jo të mira me mua, nuk dua të përsëris veten

00:05 - 01.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është prezantuar në Teatrin e Operas dhe Baletit, drejtoresha e re e sapozgjedhur, Abigeila Voshtina. Pas 8 vitesh si drejtore artistike, violinistja, rikthehet si titullare e përgjithshme, pak kohë pasi kishte dhënë dorëheqjen. Duke premtuar të jetë ndryshe teksa përmendi përvojat e dyanshme, ajo kërkoi propozime dhe ofroi mbështetje.




“Jam shumë e lumtur qëe kalova atë fazë që kalova sepse ishte një sfidë me veten time, sidomos në këtë gjendje që tani nuk mund ta fsheh më, sepse kam dy sfida: njëra e të bërit nënë për herë të parë dhe e dyta e të qenit drejtor. Të gjithë më njohin, dikush nga ju ka eksperienca të mira e dikush eksperienca që I mban brenda vetes, jo aq të mira le të themi, por unë jam person I drejtpërdrejtë dhe do të vazhdoj të jem. Nuk dua të përsëris veten sepse nuk më takon të përsëris dhe kjo është sfida ime numër një e këtij institucioni. Do të kemi për herë të parë një kalendar 2-vjeçar i cili do të shkruhet dhe do të bëhet”, tha Voshtina.

Ministrja nga ana e saj u kaloi artistëve meritat e mbajtjes gjallë të institucionit në vitet pa godinë, dhe u dha ndërkaq lajmin e rritjes së pagave, një premtim ky tejet i zvarritur.

“Mënyra stoike se si ju e mbajtët gjallë skenën artistike panjë shtëpi, është patjetër përtej drejtuese dhe përtej institucionit që drejtoj, Ministrisë së Kulturës, drejtuesve të Teatrit të Operas, është meritë e gjitha juaja. Do ta bëjmë me efekt aktiv që nga data 1 korrik. Akti presim të kalojë mbledhjen e ardhshme të qeverisë”, tha Margariti.

 

 

Voshtina refuzoi të komentojë punën e paraardhëses Zana Çela, e cila nuk ishte e pranishme për ti dorëzuar detyrën por vetëm pohoi se ka mësuar shumë prej saj dhe prej ish drejtorit Kerni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.