LAJMI I FUNDIT

Xhaçka flet për shpalljen e bashkëshortit si investitor strategjik: Pres institucionet të flasin!

13:58 - 01.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, i përgjigjet akuzave të PD për pronat në bregdet. Në krah të kryeministrit Edi Rama, ministrja Xhaçka u shpreh se nuk ka përfituar asnjë centimetër tokë publike.




Më tej, ministrja thekson se i vjen mirë që procesi ka hyrë në binar institucional dhe do të presë institucionet që të flasin.

“Nëse ju do më thonit një cm tokë publike të fituar nga unë apo bashkëshorti im, patjetër do u jepja edhe përgjigjen nëse i kemi pasuritë e ndara apo të përbashkëta. Më vjen keq që ky spekulim i ngritur nga pak deputetë të opozitës, që ju ka humbur sensi politikë, të marrë vëmendjen që po merr sot, madje dhe në këtë konferencë shtypi që është mbledhur për gjëra shumë të rëndësishme. Megjithatë, unë në respekt të opinionit publik e kam bërë të qartë qëndrimin tim. Më bëhet qejfi, ndryshe nga ky spekulim që u ngrit, që ky proces ka hyrë në binar institucional dhe do pres institucionet të flasin për cështjen dhe kam besim që do flasin ashtu sic duhet”, tha Xhaçka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.