AKTUALITET

“Babai im ishte komunist”, Rama tregon se si kolegu i tij ministër i vodhi pikturat

21:09 - 03.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Amsterdam, ka zhvilluar një bashkëbisedim me qendrën e mirënjohur “De Balie”.




Rama foli për mënyrën sesi nisi të merrej me artë dhe nisjen e rrugëtimit të tij politik.

Ai madje foli edhe për raportin e tij me babanë, për të cilin tha se ka pasur një marrëdhënie të ashpër por që e ka bërë personin që është sot.

Pjesë nga biseda:

Pra nuk ju thonë dot që nuk ju pëlqejnë?

Më kujtohet njëherë që pata njëherë një pyetje nga mbretëresha e skenës së artit të Nju Jorkut, të cilës i thashë pse e do ta kesh ekspozitën time se jam kryeministër apo të pëlqen vërtetë.

Ajo mu përgjigj duke thënë se George Bush ishte Presidenti ynë dhe kurrë nuk do e kisha ekspozitën e këtij këtu, ndaj mendoj se është për të dyja arsyet.

Çfarë kërkoni të shprehni përmes artit, cili është funksioni për ty?

Nisi e gjitha jo për të qenë art, sinqerisht nisi se nuk isha i mësuar me mbledhjet. Kur u bëra Ministër Kulture kisha pirgje të tëra para meje në mbledhje dhe unë vetëm pikturoja. Kolegu im nga ministria e Arsimit më thoshte a ta marrr unë këtë dhe kur shkova ta takoja më vonë në zyrën e tij, më tha a do të tregojë koleksionin tim të artit dhe më tregoi pikturat e mia dhe dukeshin mirë. Dhe u ndjeva i vjedhur, dhe shkova i thashë në zyra asistentes sime që ai më kishte vjedhur. Ai kishte disa akuza atëherë, ndërsa asistentja më tha se ke më shumë se kaq, pra kishte mbledhur shumë piktura të miat. Pra e bëja për të mbajtur mendjen në vend.

Babai juaj ishte skulptor. Ishte e çuditshme, e pazakontë një udhëtim karriere në kohën e Enver Hoxhës?!

Babai im ishte komunist, i besonte komunizmit. Ishte një skulptor zyrtar, ishte i angazhuar në shumë vepra arti në hapësirat publike. Kjo ishte gjëja që bënte. Kjo ishte një arsye për të nisur zënkat tona. Kemi pasur një marrëdhënie të fortë, mjaft intensive dhe me shumë tension dhe atij i detyrohem për atë çka jam. Ishte baba liberal, nuk donte të impononte ideologjinë dhe mënyrën e të menduarit të tij.

Pra u bëtë artistë falë tij?

Ndoshta për shkak të tij unë u rrita në një hapësirë me të gjithë përbërësit por falë tij u bëra edhe e kundërta e tij, sepse lufta e përjetshme babai me djalin, dhe djali me babanë.

Prandaj u bëtë demokrat dhe jo komunist, a po jeni social demokrat?

Nuk e di realisht, është e vështirë të përshkruaj veten. Por u bëra një njeri që e donte me çdo kusht lirinë e vetë. Dhe më kujtohet këtu ardhja ime e parë në Amsterdam. Isha i angazhuar në lëvizjen kundër regjimit që e pati shkëndijën e parë në Akademinë e Arteve. Unë nuk doja të merresha me politikë por shijova lirinë, shisja piktura dhe udhëtoja në disa vende të botës. Më kujtohet kur erdha në Amsterdam në 1992 dhe mora në telefon familjen nga një kabinë dhe i thashë tani e di çka është liria. Jam në Amsterdam dhe ky është një vend ku merr frymë lirie, nuk është e njëjta gjë është një vend ndryshe. Unë në fakt vuaj nga astma dhe jam i mirë të njoh shkallët e ndryshe të frymëmarrjes dhe në atë kohë ishte vendi i 7 apo 8 që vizitoja dhe ishte liria e vërtetë.

20 vite më parë thatë se pengesë është elita politike, mendoni njëso?

Isha më i ri dhe mendoja më pak, por nuk mendoj se ajo që thashë ishte diçka e çmendur. Por ajo që mësova me kohën ëhstë se ko9munizmi ishte si rrezatimi bërthamor, që nuk merr fund kur përfundon shpërthimi. Komunizmi bëri shumë të këqija, por një prej gjëra që komunizmi bëri dhe që e vazhdojmë edhe sot të na duhet ta përballojmë është vrasja tërësisht e idesë së tjetrit. I ndryshmi nuk ekzistonte, çdo lloj shfaqjeje e të ndryshimit ishte formë agresioni ndaj nesh, ndaj popullit, kombit komunist. Jeta jonë politike sërish nuk ka një mënyrë të hijshme për të rënë dakord. Kënaqësia nuk ëhstë se sa biem dakord me njëri-tjetrit, por si nuk biem dakord, gjë që tregon jetën tënde. Nëse nuk bie dakord në mënyrë brutale, atëherë jeta të bëhët ferr. Ne nuk jemi në rrethin e nëntë të Ferrit, por ende jemi në ferr, sa i takon të pasurit të një hapësire publike, por sërish nuk harrojmë se jemi njerëz, jemi prindër, kemi familjet tona, kemi shumë gjëra të përbashktëta, dhe mosmarrëveshja shkon deri në atë pikë sa kthehet në luftë të ftohtë. Por falë zotit nuk ka më vrasje, por nga ana tjetër ka vrasje të karakterit, por kjo nuk lidhet vetëm me klasën politike, por me shoqërinë dhe mallkimin e rrjeteve sociale. Kjo sëmundje nuk mundi të kurohej mjaftueshëm, por tashmë ëhstë dhe më e opërhapur në një mënyrë ndryshe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.