AKTUALITET

Bien infektimet me COVID, në 24 orët e fundit 549 raste të reja dhe person i vdekur! Në spital marrin trajtim 23 pacientë

17:28 - 03.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 24 orët e fundit rastet e reja me koronavirus kanë pësuar një ulje të ndjeshme. Si rezultat i 1424 testimeve janë identifikuar 549 qytetarë të infektuar me COVID-19, ndërkohë një ditë më parë ishin 617 infektime. Fatkeqësisht vetëm një qytetare nga Tirana, 76 vjeçe, nuk ka mundur t’i mbijetojë infektimit me virusin.




Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:

279 në Tiranë, 59 në Fier, 26 në Durrës, 18 në Vlorë, 17 në Patos, nga 14 qytetarë në Vorë, Lushnje, nga 13 qytetarë në Sarandë, Berat, 11 në Kamëz, 10 në Shkodër, nga 9 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Krujë, Divjakë, Himarë, 5 në Kurbin, nga 4 qytetarë në Rrogozhinë, Përmet, nga 3 qytetarë në Shijak, Dimal, Gramsh, nga 2 qytetarë në Roskovec, Mallakastër, Poliçan, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë.

Në të gjithë vendin janë 3,936 qytetarë aktivë me COVID-19. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 297 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 275,252 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVI-D19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Statistika (3 Korrik 2022)

Raste të reja ditore         549

Të shëruar në 24 orë      297

Të shtruar në spitale       23

Humbje jete në 24 orë    1

Testime ditore                 1424

Testime totale              1,854,161

Raste pozitive              282,690

Raste të shëruara        275,252

Raste Aktive                 3,936

Humbje jete                  3,502

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                 2,618

Fier                     340

Vlorë                   223

Durrës                 187

Lezhë                  111

Gjirokastër          108

Shkodër              107

Berat                    92

Elbasan                77

Korçë                    44

Dibër                     23

Kukës                    6

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.