AKTUALITET

Danimarkë, sulm me armë pranë një qendre tregtare, raportohet për disa viktima

19:52 - 03.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të shtëna me armë kanë tronditur Kopenhagenin në Danimarkë, pasditen e së dielës. Sipas mediave të huaja, raportohet për disa viktima.




Ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare ku ishte planifikuar të performonte këngëtari, Harry Styles.

Sipas informacioneve të fundit nga policia, një person është arrestuar pa të dhëna të mëtejshme për identitetin e tij.

Një forcë e madhe policie është dërguar me urgjencë në qendrën tregtare të Field.

Policia daneze tha se disa persona u qëlluan me armë zjarri në një qendër tregtare në kryeqytetin Kopenhagë këtë pasdite.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.