LAJMI I FUNDIT

Erkand Qerimaj me përulësi: Faleminderit të gjithëve, pa ju nuk do kisha fituar medalje argjendi

18:38 - 03.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Peshëngritësi Erkand Qerimaj bëri krenar të gjithë shqiptarët dje, teksa fitoi medalje argjendi në Lojërat Mesdhetare. Ai ia doli të mbajë 149 kg në stilin e shkëputjes.




Vetë Qerimaj ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i falënderon të gjithë për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë gjatë kësaj periudhe.

“Medalje argjendi në Lojërat e Mesdheut! I gëzuar dhe shumë krenar për arritjen e radhës. Mundi, sakrificat, lodhja u shpërblyen me medalje dhe ngritjen e flamurit! 20 vite medalje Mesdhetare, Europiane, Botërore. Dua të falenderoj zotin si fillim që më ndihmon të kem vullnet e të mos dorëzohem, familjen për gjithe lodhjen, motivimin, vullnetin e përkushtimin për të arritur deri këtu.

Falenderimi gjithashtu shkon për të gjithë njerëzit e angazhuar në institucionet që janë pjesë e punës për të ngritur flamurin Kombëtar! Së bashku mund të arrijmë edhe më lart!”, shkroi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.