AKTUALITET

FOTO+EMRI/ U godit nga breshëria e plumbave, ky është personi i dytë që mbeti i vrarë nga përplasja me armë zjarri në Athinë

19:21 - 03.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Armando Lamaj, 46 vjeç është personi tjetër, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri në Greqi mbrëmje djeshme, ndërsa korrespondentja e Panorama thotë se ai është me origjinë nga Vlora.




Në ngjarjen e paprecedentë që ishte pasojë e përplasjes për pazare droge kanë mbetur të vdekur tre shqiptarët Andon Tefi 48 vjeç, Armando Lamaj 46 vjeç dhe nje 23 vjecar.

Ndërkohë që ende nuk është zbuluar identiteti i 23-vjeçarit, i cili ndërroi jetë pasi u tërhoq zvarrë nga mjeti tip “Mercedes Benz”, që drejtohej nga një femër, e cila sipas mediave ka qenë ish e dashura e viktimës.

Ndërkohë, mediat greke kanë bërë një profil të shqiptarit, Andon Tefi, i cili shkaktoi edhe masakren me tre te vrare.

“Zougla” shkruan se ai ishte një bandit i pamëshirshëm, i aftë në përdorimin e armëve dhe nuk e kursente përdorimin e tyre për të kryer vrasje. Kjo u tregua edhe në rastin më të fundit dhe zemërimin që ai tregoi kur u përball me dy policë, ndaj të cilëve hapi zjarr. Ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjur duke e vrarë.

“Zemërimi i i tij ndaj policëve ka qenë aq i madh sa nga të shtënat me armë zjarri është thyer xhami i një restoranti që ndodhej pas policëve”, shkruan media greke.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen, ku u vranë edhe sy shqiptarë të tjerë, “Zougla” shkruan se 48-vjeçari nuk ka kursyer të nxjerr armën dhe të qëllonte në drejtim të personave, që mendohet se janë anëtarë të bandës rivale. Nga këto të shtëna mbeti i plagosur një i ri me motoçikletë, i cili më pas ndërroi jetë në spital.

Policia: U vranë për larje hesapesh

Nga ana e tyre, autoritetet policore bënë të ditur se bëhet fjalë për një larje hesapesh mes bandave të natës që janë aktive në trafikun e drogës dhe se familjet e veçanta kanë qenë në mosmarrëveshje, me sa duket për ndarjen e klientelës pas çmontimit të rrjetit të trafikut të drogës majin e kaluar.

Njëkohësisht po vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë pjesë e bandave të drogës. Ndërsa për tre të vdekurit me origjinë shqiptare bëhet e ditur se ata kanë qenë pjesë e grupeve të trafikut të drogës.

Policia e Sigurimit të Atikës që po merret me rastin, nga të dhënat e deritanishme vlerëson se përleshja fillestare ka ndodhur për hesapet për transaksione të paligjshme droge, ndërsa janë përfshirë gjithsej nëntë persona, mes të cilëve një 43-vjeçare, e cila tashmë është arrestuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.